SmartSelect
E62LB204S 911572126

Energy label

Dokumentet e produktit

fleta e specifikimeve
etiketa e energjisë

Specifikimet e instalimit

Karta e instalimit
Karta e instalimit
Paralajmërimet e sigurisë
Masat thelbësore të kujdesit për të siguruar përdorimin dhe instalimin e sigurt.
Udhёzime kundёr animit

Mjafton të zgjedhësh kohën e ciklit. Nuk ka nevojë të zgjedhësh mes programeve

Mënyrë më e lehtë për të përdorur lavastoviljen. Ekrani QuickSelect Connect tregon se si ndryshon konsumi i energjisë sipas kohëzgjatjes së ciklit. Lëviz shiritin për të zgjedhur kohën dhe shiko ndryshimin e grafikut të energjisë.

Krahu spërkatës me rrotullim të dyfishtë pastron nga të gjitha drejtimet

Krahu spërkatës 360Clean pastron enët me themel, falë mbulimit me spërkatje të dyfishtë rrotulluese. Edhe enët e vendosura afër njëra-tjetrës apo ato që janë të formave të mëdha marrin një pastrim të thellë, pavarësisht se ku janë vendosur. Dhe e gjithë kjo, pa konsumuar më shumë ujë apo energji.

Sirtari i gjithanshëm me mbajtëse thikash nxë takëmet dhe enët e kuzhinës

Sirtari FlexiMax me mbajtëse thikash është projektuar për të nxënë takëmet dhe mjetet e kuzhinës të formave dhe madhësive të ndryshme. Ndarjet e personalizuara dhe thellësia e sirtarit bëjnë që edhe objektet e mëdha apo ato me forma të çrregullta të vendosen me lehtësi.

Mbrojtëse gome kundër rrëshqitjes për kujdes të sigurt ndaj gotave

Mbrojtëset prej gome SoftSpikes®, që parandalojnë rrëshqitjen, mbrojnë enët prej qelqi. Ato i mbajnë objektet me kujdes në vend, duke reduktuar rrezikun e dëmtimeve dhe gërvishtjeve që vijnë nga përplasjet.

Një dritë ndriçon mbi dysheme për të treguar që lavastovilja është në punë

LightOnFloor® projekton një dritë të bardhë mbi dysheme ndërkohë që cikli i larjes është në proces. Drita fiket kur cikli përfundon dhe enët janë gati për t'u nxjerrë.