CleaningPerformance
E82LC500S 911473044

Energy label

Dokumentet e produktit

fleta e specifikimeve
manuali i përdorimit
etiketa e energjisë

Specifikimet e instalimit

Karta e instalimit
Karta e instalimit
Karta e instalimit
Karta e instalimit
Karta e instalimit
Paralajmërimet e sigurisë
Masat thelbësore të kujdesit për të siguruar përdorimin dhe instalimin e sigurt.
Udhёzime kundёr animit

Shporta e poshtme e ngarkuar plot ngrihet 25 cm në mentesha të përforcuara.

ComfortLift®, nuk ka më përkulje, por vetëm ngarkim të lehtë. I testuar për 30 000 ngritje*. E ngre shportën e poshtme në nivelin e shportës së sipërme, për ngarkim dhe shkarkim më të shpejtë dhe më të lehtë.

*Bazuar në testimin e brendshëm të mekanizmit ComfortLift®, i cili është testuar për 30 000 cikle të shportës (nxjerrje, ngritje dhe mbyllje), i ngarkuar sipas standardit IEC 60436:2025 për enët e tavolinës.

Disku spërkatës me rrotullim të dyfishtë pastron nga të gjitha drejtimet

Largim i plotë i mbetjeve të vështira të ushqimit në vetëm 90 minuta. E testuar dhe e verifikuar. Një krah spërkatës me dy gryka, një rrethore dhe një të drejtë, shpërndan ujin në mënyrë efikase nga kënde të shumta. Rezultati janë enë që shkëlqejnë çdo herë.

*Bazuar në një test të pavarur nga një institut gjerman i palës së tretë, duke përdorur detergjent në tableta dhe ciklin 90 minuta në një tavë me mbetje lazanje.

Shporta të bollshme e të lehta për t'u ngarkuar, me sirtar për takëme

Shportat FlexiMax me lëvizje të lehtë kanë dy rreshta të palosshëm për enë të mëdha apo me forma të veçanta. Kunjat e gomës kundër rrëshqitjes mbrojnë qelqin nga përplasjet, ndërsa sirtari i takëmeve nxë edhe rrahëset e vezëve apo garuzhdat.

Mjafton të zgjedhësh kohën e ciklit. Nuk ka nevojë të zgjedhësh mes programeve

Mënyrë më e lehtë për të përdorur pjatalarësen. Ekrani QuickSelect Connect tregon se si ndryshon konsumi i energjisë sipas gjatësisë së ciklit. Lëviz shiritin për të zgjedhur kohën dhe shiko ndryshimin e grafikut të energjisë. Në aplikacion ka këshilla për ngarkimin, programet dhe mirëmbajtjen.

1 cikël, 2 zona. Intensiv për tenxheret dhe tiganët, delikat për gotat

Dy zona pastrimi në të njëjtin cikël, pa ndryshuar konsumin e ujit apo të energjisë. Aktivizo DualZone për pastrim të personalizuar, me presion më të lartë uji për tenxheret dhe tiganët në shportën e poshtme dhe presion të reduktuar për enët delikate në shportën e sipërme.